
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të vizitojë Shqipërinë më 14 shtator, përcjell Insajderi.com.
Ajo do të udhëheqë Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që njihet ndryshe edhe si procesi i Berlinit, i cili ka nisur në vitin 2014, raporton TCH.
Në këtë tryezë ku do të marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jenë prezentë edhe udhëheqësit e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ky proces ka si qëllim lehtësimin e bashkëpunimit rajonal mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Pika kryesore e kësaj iniciative është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit” që ka synim që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit si dhe energjisë.
Gjithashtu, vizioni i kësaj iniciative bazohet edhe në të ndihmuarin dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evopian. /Insajderi.com