Merkuri në prapavijë; Cilat shenja do të preken nga kjo ndodhi astrologjike dhe këshilla për të mbijetuar

Merkuri në prapavijë; Cilat shenja do të preken nga kjo ndodhi astrologjike dhe këshilla për të mbijetuar

Ditë më të vështira po vijnë. Mërkuri futet sërish në prapavijë. Si t’ja bëjmë ne?

Fillimisht, bli një kasë të fortë telefoni dhe blloko numrin e ish-të dashurit. Mërkuri është planeti që udhëheq komunikimin, teknologjinë, kështu që mos u habisni nëse padashje shihni telefonin që thyhet në banjë! Mos u habisni nëse harroni të dërgoni një e-mail a mesazh të rëndësishëm; Mërkuri është në aksion.

Prapavijat janë fenomene të vështira dhe ky i radhës nis më 7 korrik. Do të lëvizë saktësisht mes 2 shenjave: Luanit dhe Gaforres.  Kështu, ndikimet që do të përjetoni do të jenë të dy energjive të ndryshme;  vetëbesimi ndonjëherë i tepruar i Luanit dhe ndryshimet e shpeshta të humorit që Gaforret pësojnë.

Cila nga shenjat do të preket më shumë?

Të gjitha shenjat e zodiakut pa përjashtim, por më shumë shenjat kardinale si: Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi do ta ndjejnë më shumë energjinë e prapavijës dhe eklipset.

Ç’të bëni gjatë këtyre ditëve?!

1. Që prej 7 korrikut, kujdes me thashethemet që bëni (shefi mund të jetë pas jush) dhe dëgjoni çfarë ju thuhet para se të përgjigjeni.

2. Nëse ndiheni nervozë ose me energji të tepërt negative, shkoni urgjent në palestër, bëni një meditim 10 minutsh ose një shëtitje të shpejtë.

3. Bëhu empatik dhe mos i lërë njerëzit të krijojnë pështypje të gabuar për ju.

4. Nëse keni një prezantim apo një projekt për të shpjeguar, merrni gjithë kohën që ju duhet. Detajet kanë rëndësi. Mos nxitoni.

5. Sapo prapavija të mbarojë, shprehi të dashurit gjithë dashurinë që ke!

6. Mos e dërgo atë mesazh! Shih përpara!