
Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në ndërtesën e qeverisë disa mërgimtarë që kanë ardhur për pushime në Kosovë.
Në fillim të fjalës së tij të pritjes, Haradinaj me humor ka tentuar ta ndërpres zhurmën që e krijonin bashkëatdhetarët duke biseduar me njëri-tjetrin, shkruan Insajderi.
“A jemi n’Kalmar, a jemi n’Strasburg a?”, ka thënë Haradinaj duke qeshur.
Më tej, gjatë fjalimit, ai i ka falenderuar mërgimtarët për gjithçka çfarë kanë bërë për Kosovën. /Insajderi.com