Merr fëmijët dhe largohet nga shtëpia, burri e raporton në polici

Merr fëmijët dhe largohet nga shtëpia, burri e raporton në polici

Një burrë nga Prizreni ka raportuar në polici bashkëshorten e tij, për të cilën ka thënë se ia ka marrë vajzat në mënyrë të jashtëligjshme, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia, ai dyshon se bashkëshortja e tij ka ikur jashtë shtetit.

Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 08:00.

“Prizren, 08.02.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka marr dy vajzat e tij (njëra e mitur) dhe dyshon se ka ikur jashtë shtetit. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com