Merret vendim ndaj tre të dyshuarëve për vrasjen e të riut në Suharekë

Merret vendim ndaj tre të dyshuarëve për vrasjen e të riut në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar 30 ditë paraburgim për të miturin L.L., të dyshuar për vrasjen e B. Muharremaj, nga Suhareka.

Të njëjtën masë kjo gjykata e ka vendosur edhe ndaj dy të dyshuarve tjerë, po ashtu të mitur, L.L. dhe G.RR., , për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje.

17 vjeçari B. Muharremaj ndërroi jetë dy ditë më parë nga therrja me thikë që ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Suharekë.