
Seanca e thirrur nga opozita lidhur me miratimin e një rezolute që ndalon negocimin e korigjimit të kufijve është shtyrë për nesër, dhe do të nisë në ora 10:00.
Opozita nuk arriti të bëjë kuorumin për të votuar për rezolutën që ndalon negocimin për kufijtë në dialogun me Serbinë.
Seanca e jashtëzakonshme hyri në pauzë pasi në sallë ishin 59 deputetë, përfshirë disa deputetët të Nismës së Kosovës.
Në sallë nuk ishin Teuta Rugova dhe Ramiz Kelmendi të LDK-së dhe Faton Topalli i PSD-së.