Merret vendim për ndalimin e dhënies së qymyrit për punëtorët e KEK-ut

Merret vendim për ndalimin e dhënies së qymyrit për punëtorët e KEK-ut

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka marrë vendim për ndalimin e dhënies së qymyrit si dhuratë për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sipas këtij vendimi të nënshkruar nga Ministri Valdrin Lluka, të hënën thuhet se ndalohet cfarëdo mase për dhënien e thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e ndërmarrjes Korporata Energjetike e Kosovës.  Dhe se vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

“Ky vendim është në përputhje me angazhimet e Task-Forcës ndër-ministrore për Përmirësimin e Cilësisë së Ajrit, me qëllim të mbrojtjes së ajrit si dhe me qëllim të stimulimit për zbatimin e masave për zhvillim të pastër në përputhje me Strategjinë për Mbrojtjen e Mjedisit 2013-2022 dhe ligjin Nr.03/L për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja”, thuhet në arsyetimin e vendimit.