Merret vendimi i shumëpritur për heqjen e roaming në Evropë

Merret vendimi i shumëpritur për heqjen e roaming në Evropë

Parlamenti Europian ka miratuar hapin e fundit drejt heqjes totale të shpenzimeve të Roaming.

Marrëveshja formale është arritur mes Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Europan që në shkurt mbi çmimet e shitjes me shumicë që operatorët aplikojnë mes tyre për të ofruar shërbimin roaming.

Marrëveshja është aprovuar me 549 vota pro, 27 kundër dhe 50 abstenime. Kjo ishte pengesa e fundit për të ndaluar kostot shtesë kur del jashtë shtetit, që do të hyjë në fuqi më 15 qershor. Konsumatorët mund të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe të përdorin të dhënat e rrjetit teksa ndodhen në shtete të tjera të BE-së pa paguar tarifa shtesë.