Merrni informacionet më të fundit rreth koronavirusit me një bot komunikimi Facebook Messenger

Merrni informacionet më të fundit rreth koronavirusit me një bot komunikimi Facebook Messenger

Facebook dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë nisur bashkëpunimin e radhës për ta bërë më të lehtë gjetjen e informacioneve të besueshme rreth koronavirusit.

Organizata lançoi një chabot të ri për Messenger ku përdoruesit e Facebook mund të marrin lajmet dhe zhvillimet më të fundit rreth pandemisë nga statistikat zyrtare tek njoftimet për shtyp nga organizata. Mbase më e rëndësishmja chatboti do të adresojë mitet rreth koronavirusit.

Ashtu si chaboti në WhatsApp, në Messenger do të përgjigjet mesazheve me disa linke dhe burime të tjera zyrtare shoqëruar nga emoji. Chaboti vjen pasi Facebook tha se do të hapë Messenger për zhvilluesit në mënyrë që të ndihmojë qeveritë dhe zyrtarët e shëndetit për të arritur më shumë njerëz me informacione të besueshme.

Rrjeti social e ka vendosur në qendër të prioriteteve luftimin e informacioneve të rreme rreth koronavirusit. Kompania ka prezantuar një qendër informacioni dhe implementuar politika të ashpra ndaj manipulimeve dhe teorive konspirative. /PCWorld Albanian