Valon Loxha nga Peja u bë i njohur për publikun pasi merrte veturat të cilët i gjente të hapura.
Një fat të tillë dyshohet se e ka pasur edhe vetura e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
”Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person i dyshuar, për 48 orë”, tha ai.
Në një storie televizive, Loxha e konsideronte si “budallak” lënien e veturave hapur.
“Kjo nuk është vjedhje”, deklaronte ai. /Insajderi.com