Mesazhi i Mogherinit për vendet e Ballkanit para Samitit të Sofjes

Mesazhi i Mogherinit për vendet e Ballkanit para Samitit të Sofjes

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka thënë se do të shkëmbehen ide të ndryshe për të punuar sa më mirë ‘së bashku për të ardhmen dhe sigurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Ballkani Perëndimor është një rajon strategjik i Evropës. Kjo pjesë e Evropës, nuk është ende pjesë e Bashkimit Evropian’, tha Mogherini.

Mogherini do të vizitojë disa vende, deri më 19 prill, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë por jo edhe Kosovën.

Diskutimet e Mogherinit me liderët e Ballkanit, zënë vend nnë prag të samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje.

Thuhet se në këtë samit, nuk do të flitet drejtpërdrejt lidhur me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradin, mirëpo do të flitet për ‘rëndësinë e raporteve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.

“Është e rëndësishme që 28 vendet anëtare, bashkë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, do të marrin pjesë në Sofja. Është e rëndësishme, jo vetëm pjesëmarrja e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por po ashtu edhe ajo se 28 vendet anëtare do të jenë unike sa i përket të ardhmes së këtyre shteteve’, kanë thënë burime diplomatike për B92.