Mesazhi i Naim Tërnavës për festën e Fitër Bajramit

Mesazhi i Naim Tërnavës për festën e Fitër Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u është drejtuar të besimtarëve mysliman me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Tërnava ka ftuar të gjithë që në ditën e kësaj feste të përhapin sa më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të vëllazërisë.

“Sot përfundon muaji i Ramazanit dhe nesër në vendin tonë si gjithkund në botë festojmë ditën e Fitër Bajramit. Në emër të Bashkësisë Islame përgëzojë gjithë besimtarët për këtë festë të veçantë”, ka thënë Tërnava.

“Festa e Fitër Bajramit vjen pas një sakrifice të madhe prandaj besimtarët festojnë sepse janë të bindur në shpërblimin e të madhit zot”, tha ai duke bërë lutje për pranimin e agjërimit.

Festa e Fitër Bajramit, sipas Tërnavës e rikthen njeriun te krijuesi i gjithësisë, e bënë më të ndjeshëm më human e solidar, e udhëzon dhe e fisnikëron, e largon nga punët e liga, smira e egoizmi.

“Në familjet tona të përhapin ndjenjën e dashurisë dhe vëllazërisë.Ju ftoj që sa më shumë të kujtoni krijuesin dhe të adhuroni vetëm atë. Ndihmoni jetimët dhe skanmonmrët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj”, ka përfunduar mesazhin Tërnava. /Insajderi.com