Mesfushori i Juventus-it infektohet me Coronavirus

Mesfushori i Juventus-it infektohet me Coronavirus

COVID-19 nuk i ndahet Juventusit. Mesfushori titullar Bentancur ka rezultuar së fundmi pozitiv dhe do të humbasë sfidën ndaj Lazios. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi ‘bardhezi’ nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njofton Insajderi.

“Juventus njofton se pas kontrollove të bëra sipas protokollit në fuqi, Rodrigo Bentancur rezultoi pozitiv me COVID-19. Futbollisti është në izolim dhe nuk ka simptoma. Klubi mbetet në kontakt me autoritetet shëndetësore për zbatimin e protokolleve të parashikuara”, bëjnë me dije kampionët e Serisë A.

Trajneri Pirlo do të duhet të presë që uruguaiani të dalë negativ në testin e radhës, në mënyrë që të bashkohet me skuadrën në stërvitje. /Insajderi.com