Mesfushori që injoroi Unitedin, kalon tek Chelsea

Mesfushori që injoroi Unitedin, kalon tek Chelsea

Tiemoue Bakayoko preferon një lëvizje te kampionët e Premier Ligës, Chelsea, pavarësisht interesimit nga Manchester United, raporton gazeta franceze L’Equipe.

Mesfushori i Monakos do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në Londër javën e ardhshme, shkruan gazeta franceze L’Equipe, e cila ka raportuar se marrëveshja mes dy ekipeve është finalizuar.

Transferimi i Bakayokos nga Monako tek Chelsea do të kushtojë 35 milionë funte angleze.

Francezi ka qenë njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Monakos stinorin e kaluar, kur skuadra nga Mbretëria e Monakos fitoi titullin kampion të Francës. /Insajderi.com