Mesfushori i Real Madridit tërhiqet nga futbolli në moshën 23-vjeçare

Mesfushori i Real Madridit tërhiqet nga futbolli në moshën 23-vjeçare

Futbollisti i Real Madridit, Lucas Silva është duke u përballur me sëmundje kardiake në zemër, dhe është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshë 23-vjeçare.

Mesfushori i cili ishte në prag të huazimit me skuadrën e njohur portugeze Sporting Lisbon, nuk arriti të kalojë testet mjekësore. Ishte pikërisht ky testim mjekësor që i pamundësoi atij vazhdimin e karrierës, shkruan L’equipe, transmeton Insajderi.

Ende asgjë nuk është zyrtare, por futbollisti po pret që të kryej edhe një test mjekësor për të siguruar gjithçka.

Ai ka kaluar një sezon në Real Madrid, kur u ble nga skuadra braziliane Cruzeiro, derisa stinorin e kaluar ishte në huazim tek Marseille. /Insajderi.com