Mesfushori shqiptar shënon supergol ndaj Portugalisë [video]

Mesfushori shqiptar shënon supergol ndaj Portugalisë [video]

Enis Bardhi ka shënuar gol të bukur ndaj Portugalisë në kampionatin Evropian për U21, ku Maqedonia po humb 1:2.

Shqiptari ngushtoi epërsinë në minutën e 40-të të takimit pas një goditje nga një distancë e largët, shkruan Insajderi.

Bardhi ka shënuar edhe një gol në këtë kampionat, në sfidën ndaj Serbisë, që Maqedonia e barazoi me rezultat 2-2. /Insajderi.com