Mësim me gjysmë orari në Fushë Kosovë, nuk ka ngrohje

Mësim me gjysmë orari në Fushë Kosovë, nuk ka ngrohje

Nxënësit e paraleles së  ndarë të shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë që e zhvillojnë mësimin në “Daut Bogujevci” të hënën kanë mbajtur mësim me gjysmë orari pas mungesës së ngrohjes qendrore.

Shkak për këtë u bë një gyp i sistemit të ngrohjes i cili shpërthye në mëngjes.

Menaxhmenti i shkollës njoftoi se ka angazhuar punëtorë për të sanuar problemin, dhe sipas tyre mësimi pritet të nis të martën me orar të rregullt, njofton Klan Kosova.