Mësimdhënësi në Prizren ngacmon seksualisht nxënësen

Mësimdhënësi në Prizren ngacmon seksualisht nxënësen

Një mësimdhënës në Prizren është arrestuar pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të gjimnazit.

Sipas policisë, i dyshuari e kishte ngacmuar të miturën që nga muaj shtator, përcjellë Insajderi.

Në raportin policisë thuhet se personi në fjalë e kishte ngacmuar nxënësen përmes komunikimit të drejtpërdrejt dhe gjatë komunikimit në rrjete sociale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka ngacmuar seksualisht gjatë komunikimit të drejtpërdrejt dhe gjatë komunikimit në rrjete sociale viktimën femër K-Shqiptare (e mitur)”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com