E – mësimi

Mësimi online – 32 mijë nxënës mbetën pa e ndjekur

Ramë Likaj: Një pjesë e nxënësve nuk kanë pasur teknologji dhe nuk kanë pasur sinjal televiziv ku është transmetuar mësimi në distancë

Mësimi online – 32 mijë nxënës mbetën pa e ndjekur

89 për qind e nxënësve të Kosovës kanë ndjekur mësimin online gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa 32 mijë nxënës nuk kanë ndjekur fare mësimin online.

Këto u bënë të ditura nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku u diskutua lidhur me organizimin e mësimit në distancë gjatë periudhës së me pandemi, njofton Insajderi.

Ministri Likaj, tha se pjesëmarrja e nxënësve në mësimin online ka qenë e kënaqshme.

“Pjesëmarrja në mësimin online ka qenë e kënaqshme, ku 89.4 për qind e nxënësve janë mbuluar me mësimin në distancë. Një pjesë e nxënësve nuk kanë pasur teknologji dhe nuk kanë pasur sinjal televiziv ku është transmetuar mësimi në distancë. Rreth 32 mijë nxënës nuk kanë marrë pjesë në mësimin online. Fëmijët me aftësi të kufizuara, kjo kategori ka pasur vështirësi”, tha ai.

Shqetësuese tha se është se nuk ka pasur një përshtatje të kurrikulave me mësimin online, ku tha se i kanë ngarkuar ndonjëherë fëmijët me detyra të tepërta./Insajderi.com