“Mësimi online problem për mësimnxënien”

“Mësimi online problem për mësimnxënien”

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci vlerëson se mbajtja e orëve mësimore në distancë do të ndikojë në përkeqësimin e cilësisë së arsimit, transmeton Insajderi.

Në Kosovë po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme. Sipas Pupovcit, do të ketë humbje të mëdha për shkak të mungesë së kushteve.

Lidhur me mbajtjen e testit “PISA”, ai tha se nuk pret përmirësim të rezultatit, duke i pasur parasysh rrethanat se si është zhvilluar plan-programi mësimor vitin e kaluar dhe këtë vit.

“Besoj se kjo periudha e pandemisë i ka dëmtuar rëndë dhe ka pasur humbje të konsiderueshme mësimore, nga ana tjetër deri tani nuk janë ndërmarr masa serioze për përmirësimin e cilësisë së arsimit, qoftë në vitin e fundit për shkak të pandemisë ose më herët.

Kjo për shkak se qeveritë nuk kanë pasur prioritete të tilla, prandaj edhe nuk pres që do të ketë ndonjë përmirësim të rezultatit, përkundrazi mund të ketë përkeqësim për shkak të këtyre rrethanave që janë krijuar nga pandemia”, theksoi tutje Pupovci për EO.

Emri i tij u lakua si kandidat i mundshëm për ministër të Arsimit. Megjithatë, Pupovci tha nuk ka pasur një ofertë të tillë dhe nuk mund të bëjë spekulime apo sugjerime që mund të ketë një ofertë./Insajderi.com