Mësohen emrat e rinj të jurisë së festivalit “Kënga Magjike”

Mësohen emrat e rinj të jurisë së festivalit “Kënga Magjike”

Ky vit përkon edhe me 20-vjetorin e Festivalit të njohur të muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike”.

Prej disa kohësh formula e këtij festivali është ndarë në artistë të rinj dhe artistë big që do performojnë në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Gjithashtu artistët e rinj janë gjykuar nga një juri e përzgjedhur ku vitet e fundit kanë qenë këngëtarja Juliana Pasha, Venera Lumani, blogeri Olti Curri, Dj Sardi si dhe muzikanti Uliks Krajka.

Por këtë vit kësaj jurie do i bashkohen emra të rinj, të cilët janë mjaft të njohur në muzikë.

Burime për Gazetën Express bëjnë të ditur se anëtarët e jurisë do të jenë: Këngëtaret Orinda Huta, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, aktori Artan Imami si dhe violincelisti i njohur Arben Skënderi.

Mbeten për t’u parë cilat janë surprizat e tjera që ka rezervuar ky sezon televiziv.