Mësohet arsyeja e ndarjes së Teas dhe Beartit

Mësohet arsyeja e ndarjes së Teas dhe Beartit

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi i kanë dhënë fund romancës së tyre të dashurisë, e cila nuk zgjati më shumë se tre muaj, njofton Insajderi.

Lajmin për ndarjen e tyre e ka konfirmuar vetë Bearti, duke mos dhënë shumë detaje.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, kishte shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Ndërkohë, “Prive” ka zbuluar se arsyeja që e çoi çiftin drejt ndarjes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.

Tea dhe Bearti kanë qenë ndër çiftet më të përfolura të shoëbizit. Ata dukeshin shumë të lumtur bashkë. Ndonëse Bearti jeton në Kosovë, e Tea në Shqipëri, kjo e fundit në një emision televiziv kishte deklaruar se ata nuk ndahen për asnjë sekond nga njëri-tjetri dhe se shumicën e kohës jetojnë bashkë.

Por, së fundmi të dy kanë larguar nga rrjetet sociale çdo fotografi me njëri-tjetrin (përveç fotos së biznesit), si dhe nuk ndiqnin njëri-tjetrin./Insajderi.com