250 mijë njerëz ndoqën koncertin e Rita Orës në Tiranë

250 mijë njerëz ndoqën koncertin e Rita Orës në Tiranë

Me një performancë të jashtëzakonshme ka përfunduar koncerti i Rita Orës në Tiranë.

Këngëtarja me famë botërore në sheshin Skënderbej ka mbledhur rreth 250 mijë veta, dhe një gjë e tillë e ka befasuar edhe motrën e Rita Orës, Elenën.

Në Instagram Elena Ora ka shkruar se kjo është e pabesueshme, ndërsa ka falënderuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që e mundësoi këtë koncert.

“Wow, seriozisht ju jeni të mrekullueshëm, 250 mijë njerëz erdhën sonte. Faleminderit të gjithëve që e mundësuan këtë dhe kryetarit të mrekullueshëm të Tiranës, Erion Veliajt që është një lider kaq inovativ i qytetit”, ka shkruar Elena Ora.