Mësohet pasuesi i Jose Mourinhos te Manchester Unitedi

Mësohet pasuesi i Jose Mourinhos te Manchester Unitedi

Manchester United ka njoftuar përmes një komunikate sot se Jose Mourinho është shkarkuar nga klubi.

Tekniku portugez do të largohet “me efekt të menjëhershëm”, sipas kësaj komunikate.

Klubi njoftoi se Mourinho nuk do të jetë më në krye të ekipit dhe se shumë shpejt do të caktohet trajneri i përkohshëm që do ta drejtojë skuadrën deri në fundin e sezonit.

Në të njëjtën kohë, klubi do të fillojë kërkimet për një trajner të ri afatgjatë.

Sipas burimeve të Sky Sports, pasuesi i Mourinhos do të jetë asistenti i deritanishëm i tij, Michael Carrick.

Ish-mesfushori anglez në të kaluarën ka qenë futbollist i Manchester United, ku ka fituar trofe të shumtë me ‘Djajtë e Kuq’.