Mësohet vendi se ku do të zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës

Mësohet vendi se ku do të zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës

UEFA ka hedhur poshtë spekulimet se finalja e Superkupës së Evropës do të luhet në Stamboll, duke mbetur të luhet në Irlandën Veriore, transmeton Insajderi.

Më 11 gusht do të luhet finalja mes fituesit të Ligës së Kampionëve, Chelsea dhe fituesit të Ligës së Evropës, Villarreal, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Windsor Park”.

Stambolli ishte paraparë të ishte nikoçir i finales së Ligës së Kampionëve, por për shkak të situatës së rënduar me COVID-19 në qytetin turk, ndeshja u zhvendos në Portugali.

Detajet për numrin e tifozëve në tribuna dhe për numrin e biletave në shitje për këtë ndeshje ende nuk janë bërë zyrtare, por pritet të bëhet së shpejti./insajderi.com