fbpx

Mësoni se cili është i vetmi shtet me cmimin më të lirë të rrymës se Kosova

Mësoni se cili është i vetmi shtet me cmimin më të lirë të rrymës se Kosova

Vetëm Ukraina e ka rrymën më të lirë se Kosova në gjithë Evropën. Kështu thuhet në statistikat e fundit të publikuara nga Eurostat të cmimeve të energjisë elektrike në Evropë, sipas të cilave, Kosova është e dyta në Evropë për nga cmimet e lira të energjisë elektrike dhe e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas statistikave të publikuara, Gjermania dhe Danimarka kanë pesëfish më të shtrenjtë rrymën se Kosova.
Sa i përket cmimit të energjisë elektrike në rajon, Mali i Zi ka rrymën më të shtrenjte, ku kilovati paguhet rreth 13 cent, pasuar nga Shqipëria me rreth 9 cent për kilovat.
Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, në baza vjetore publikon informata rreth cmimeve të energjisë elektrike në mbarë kontinentin.
Raportet e fundit të publikuara përfshijnë edhe informata rreth cmimit të energjisë elektrike në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi, Serbi, Turqi, Bosne dhe Hercegovinë, Kosovë, Moldavi dhe Gjeorgji.