Vendosen reflektorë pranë lumit Lepenc ku u zhdukën dy policët kosovarë

Vendosen reflektorë pranë lumit Lepenc ku u zhdukën dy policët kosovarë

Edhe përkundër faktit që Policia e Kosovës ka ndërprerë kërkimet për sot, sa i përket rastit të zhdukjes së dy policëve, në disa pjesë të lumit Lepenc janë vendosur disa reflektorë të cilët do të ndihmojnë që të shihet pjesa e lumit.

Kërkimet do të vazhdojnë nesër në orën 9 të mëngjesit.

Ndërkohë edhe pala maqedonase ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar në kërkimin e dy policëve, pasi që dyshohet se rrjedha e lumit ka mundur ti bartë ata drejt Maqedonisë.

E familjarët e dy policëve, kanë bërë thirrje qe nesër të gjithë ata që kanë mundësi të japin kontributin e tyre për të gjetur dy policët e zhdukur.

Fotografitë janë publikuar nga faqja e qytetit të Hanit të Elezit.