Messi barazon rekordin e ri të vendosur shtatë vite më parë

Messi barazon rekordin e ri të vendosur shtatë vite më parë

Leo Messi ka arritur që të barazojë rekordin e tij të mos shënimit të golave të vendosur shtatë vite më parë.

Ndeshja e mbrëmshme ndaj Valencias ishte e gjashta më radhë që Leo Messi nuk shënon një gol të vetëm.

Prej këtyre gjashtë ndeshjeve, pesë prej tyre nuk ka shënuar me Barcelonën dhe një me Argjentinën, në miqësoren ndaj Rusisë.

Kjo i ndodh për herë të parë Messit në shtatë vitet e fundit, pasi diçka e tillë i kishte ndodhur edhe në vitin 2012.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Messi vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në La Liga, pasi në 13 ndeshje ka shënuar 12 gola, 3 më shumë se sa Simone Zaza në vendin e dytë. /Express/