Messi dhe agjenti i tij fillojnë bisedimet me Barcelonën për rinovimin e kontratës

Messi dhe agjenti i tij fillojnë bisedimet me Barcelonën për rinovimin e kontratës

Lionel Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës edhe për të ardhmen. Argjentinasi e ka ndarë mendjen dhe do të vazhdojë karrierën te skuadra ku ka bërë historinë, njofton Insajderi.

Sipas asaj që shkruan “SPORT”, Messi së bashku me babain e tij, Horge, i cili njëkohësisht është edhe agjenti i tij, kanë nisur bisedimet me presidentin Joan Laporta, për rinovimin e kontratës.

Emri i “pleshtit” është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm te PSG-ja apo edhe të Manchester City, por tashmë është vendosur dhe do të qëndrojë në “Camp Nou”. /Insajderi.com