Messi e fitoi “duke ecur” El Clasicon ndaj Real Madridit

Messi e fitoi “duke ecur” El Clasicon ndaj Real Madridit

Ylli i Barcelonës, Leo Messi edhe një herë tjetër ishte vendimtar në El Clasicon ndaj Real Madridit, ku shënoi një gol dhe asistoi një herë tjetër në fitoren 0:3.

Por, ajo që befason më shumë është ajo çfarë bëri ai në fushë, ku pavarësisht këtyre statistikave, ai shumicën e kohës vetëm eci.

Sipas një studimi të gazetës Graphics, Messi 83.10 për qind të kohës ka ecur, 10.80 për qind ka ecur trok, 4.95 ka vrapuar dhe vetëm 1.15 për qind ka vrapuar sprint.

Ndërsa gjatë 90 minutave ka kryer një distancën prej 8.03 kilometrave.