“Messi” i Uellsit kërcënon Feronikelin

“Messi” i Uellsit kërcënon Feronikelin

Sulmuesi i The New Saints, Greg Draper që ndryshe njihet si “Messi” i kampionatit të Uellsit, ka thënë se janë përgatitur maksimalisht për t’u paraqitur sa më mirë kundër Feronikelit, në kuadër të rundit të parë të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi nga Zelanda e Re në një intervistë dhënë të hënën për “BBC”, ka folur fillimisht për krahasimin që i bëhet në Uells.

“Është e mrekullueshme të krahasohesh me Messin Ronaldon dhe Salahun, por ata luajnë në një nivel tjetër nga unë, por e dimë se në çfarëdo liga që luaj, puna ime është të shënoi gol”, ka thënë Draper.

Ai ka folur gjithashtu edhe për ndeshjen që e ka luajtur për Zelandën e Re kundër Brazilit në Lojërat Olimpike të vitit 2008.

“Pjesa më e ndritshme e karrierës time ishte të luaja në atë vit. Kemi luajtur ndaj lojtarëve shumë të mirë si Ronaldinho, që do të jetë diçka e paharruar për mua”, shtoi ai.

Ai është i kënaqur që me skuadrën e tij e ka fituar titullin e kampionit, por ka shtuar se synimi i tij është të shkojë sa më larg në Ligën e Kampionëve.

“Jemi përgatitur shumë që të kemi paraqitje sa më të mira dhe atë do ta tregojmë në fushë të martën”, përfundoi Draper.

Draper është shpallur dy herë rresht golashënuesi më i mirë i ligës. Në sezonin e fundit, ai shënoi 27 gola apo mesatarisht gol për çdo 38 minuta.

Ndeshja The New Saints – Feronikeli do të zhvillohet të martën nga ora 20:00.