Trajneri që bëri revolucion me Arsenalin

Trajneri që bëri revolucion me Arsenalin

Në vitin 1996 Lionel Messi ishte vetëm 9 vjeçar kur Arsene Wenger e mori drejtimin e topçinjve. Kjo tregon kohën e madhe që ka kaluar prej se francezi u bë trajner i skuadrës londineze dhe e transformoi atë.

Që atëherë Arsenali ka ndryshuar terrenin e tyre, pronarët, sponzorët, kapitenët, portierët dhe golashënuesit. Çdo gjë përveç menaxherit. Ky ishte viti kur Arsène Wenger mbërriti në Highbury, njeriu që transformoi topçinjtë. Nga thelbi i tyre, duke i kthyer në një skuadër që luan futboll me finesë, raporton Insajderi.

Wenger tashmë ka lënë pas shpinës 19 stinore tek Arsenali, duke u njohur si njeriu që bëri revolucion tek skuadra londineze. Epoka e francezit mbahet mend më shumë për revolucionin – stilin e lojës, ndërtimin e stadiumit apo të qendrës stërvitore – se sa për trofetë e fituar.

Gjatë epokës së tij, ai ka fituar tre tituj të ligës dhe gjashtë Kupa FA. Ligën e Kampionëve nuk arriti ta fitojë, duke e humbur atë në finale ndaj Barcelonës në vitin 2006.

Arsenali dhe Barcelona takohen të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finaleve, në stadiumin ‘Emirates’ të Londrës.