Messi i kërkon Agueros që mos t’i bashkohet Real Madridit

Messi i kërkon Agueros që mos t’i bashkohet Real Madridit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka identifikuar Sergio Agueron si përforcim të përkryer për “Blancos”.

Por, sipas Diario Gol, bashkëkombësi i Agueros, Lionel Messi, e ka këshilluar sulmuesin e Manchester City të mos i bashkohet Real Madridit.

Ndërkohë, Perez beson se do ta bindë argjentinasin të kalojë te Real Madrid nëse Pep Guardiola nënshkruan me Alexis Sanchez.

Por, Messi thuhet t’i ketë shkruar mesazhe në ËhatsApp dhe t’i ketë thënë mikut të vet të ngushtë Agueros më mirë të qëndrojë në City për shkak të formës së dobët të Real Madridit kohëve të fundit.