Messi në kontakt me Guardiolan

Messi në kontakt me Guardiolan

Vendimi i Lionel Messi për t’u larguar nga Barceona ka bërë lajm botëror dhe ka tronditur klubin e Barcelonës.

Njëri ndër klubet ku mund të shkojë Lionel Messi është Manchester City i Pep Guardiolas.

Ylli argjentinas “foli” me trajnerin, Pep Guardiola ku diskutuar mundësinë që ai t’i bashkohet ekipit të  Premier League (dhe investimin që do të përfaqësonte për anglezët), sipas gazetës spanjolle Sport dhe programit El Club de la Mitjanit, transmeton Insajderi.

Lojtari argjentinas dhe trajneri spanjoll ishin bashkë katër vite ( 2008-2012) gjatë kohës kur Barcelona kishte arritur sukses historik, në vitin 2009 kishin fituar gjithçka të mundshme brenda vitit. /Insajderi.com