Messi reagon për lajmin se pagoi faturë 37 mijë euro

Messi reagon për lajmin se pagoi faturë 37 mijë euro

Mbrëmë u raportuar se Lionel Messi ka paguar një faturë prej 37 mijë eurove në një lokal nate në Ibiza të Spanjës.

Por, argjentinasi ka reaguar sot duke thënë se këto lajme janë vetëm shpifje dhe nuk ka asgjë të vërtetë.

Ai i ka quajtur këto shkrime idiotësira dhe se nuk po mund ta merr mend që njerëzit besojnë në të tilla gënjeshtra, transmeton Telegrafi.

“Çfarë mënyrë për të folur idiotësira. Çfarë mënyrë për të prodhuar gënjeshtra. E ëmbla e kësaj është se njerëzit e besojnë”, ka shkruar Messi në Twitter.

Theksojmë se sëbashku me mesazhin sulmuesi i Barcelonës ka publikuar një fotografi duke treguar se ka shkuar shumë herët në shtrat.