Messi refuzon ofertën e Barcelonës për rinovim

Messi refuzon ofertën e Barcelonës për rinovim

Raportohet se Lionel Messi ka refuzuar ofertën e Barcelonës që vlente rreth 34 milionë euro në sezon.

Argjentinasi është në pritje të rinovimit të tij pasi që Neymar dhe Luis Suarez tashmë kanë rinovuar.

Barcelona ka punuar javëve të fundit me agjentët e Lionel Messit, dhe lojtarit edhe pse në vitin e ardhshëm mbetet pa kontratë, dëshiron të vazhdojë të luajë për këtë fanellë.

Por sipas AS oferta e parë e klubit është refuzuar.

29-vjçari e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Barcelona dhe problem se do të luante në ndonjë skuadër tjetër.

Messi ka shënuar 502 gola në 579 paraqitje në karrierën e tij.

Babai i lojtarit Jorge ka qenë në bisedime me klubit në kohët e fundit dhe përgjigja e tyre e parë nuk do tu ketë pëlqyer edhe aq klubit që duan me çdo kusht të vazhdojnë me klubin.