Messi shijon pushimet në hotelin më luksoz në botë

Messi shijon pushimet në hotelin më luksoz në botë

Është njëri nga futbollistët më të dashur për shumë fansa në botë, pas një angazhimi të  madh Messi tani po shijon pushimet.

Së fundi janë publikuar pamje nga hoteli luksoz në Karaibe, Jumby Bay, ku po qëndron Lionel Messi me familje. Vilat private aty kushtojnë rreth 5,500 euro për një natë dhe janë destinacion i pëlqyer për të famshmit, shkruan Gazeta Express.

Messi shkoi për pushime me bashkëshorten Antonella Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre – Thiagon, Mateon dhe Ciron. Ata i kanë shpërndarë disa foto të tyre në Antigua të Karaibeve.

Familja Messi është duke qëndruar në një hotel luksoz në Karaibe, Jumby Bay, që kushton deri në 5,500 mijë euro nata. Ky hotel është aq privat, saqë në të njerëzit mund të kenë qasje vetëm përmes anijeve.