Ditëve të fundit ka qarkulluar një listë me mësuesit më të mirë në botë, ku mes tyre renditet edhe një mësuese shqiptare. Lista është publikuar nga ‘Global Teacher Pr" />

Mësuesit më të mirë në botë, mes tyre edhe një shqiptare

Mësuesit më të mirë në botë, mes tyre edhe një shqiptare

Ditëve të fundit ka qarkulluar një listë me mësuesit më të mirë në botë, ku mes tyre renditet edhe një mësuese shqiptare.

Lista është publikuar nga ‘Global Teacher Prize 2019’, dhe në mesin e tyre figuron edhe Liljana Luani.

Liljana Luani është mësuese nga Shkodra e cila ka punuar 38 vite në arsim dhe më herët është shpallur “Mësuesja e Vitit”, në Shqipëri, shkruajnë mediat shqiptare.

Finalistët janë 50 mësues të cilët nuk po garojnë vetëm për çmimin por edhe për vlerën monetare prej 1 milion dollarësh.

Mësuesit finalist në “Global Teacher Prize”, përzgjidhen nga çdo vend i botës, duke nisur nga ata që japin mësim në fshatra të largëta malore po në qytet e deri tek mësuesit në rajonet më të varfra dhe të dhunshme të botës.