
Një mësuese nga South Carolina ka vdekur nga komplikimet e shkaktuara për shkak të Covid-19.
Demetria Bannister, që u mësonte fëmijëve të klasës së tretë, ka vdekur të hënën, shkruan Guardina, raporton Insajderi.
Administratorët e shkollës e ndanë informatën me lejen e prindërve të mësueses, për të vetëdijësuar të tjerët për seriozitetin e sëmundjes.
Dita e fundit që Bannister ishte në shkollë ka qenë 28 gusht. Kjo datë shënon ditën e fundit për instruksionet para se të fillojë shkolla.
Zyrtarët e shkollës thanë që ata e kuptuan që Bannister kishte rezultuar positive në testin për Covid me 4 shtator. Ata menjëherë filluan gjurmimin e kontakteve dhe lajmërimin. Ende nuk dihet nga kush e kishte marrë mësuesja virusin./Insajderi.com