Mësuesja e mbuluar me ferexhe u mban ligjërata fetare fëmijëve në Preshevë

Mësuesja e mbuluar me ferexhe u mban ligjërata fetare fëmijëve në Preshevë

Në qytetin e Preshevës është organizuar një kampi veror për fëmijët me titull “Islami për fëmijët”, dhe ligjëruese është një mësuese e mbuluar me ferexhe, dhe fëmijët nuk e njohin aspak mësuesen e tyre.

Kampi do të mbahet përgjatë një jave, ka thënë ligjëruesja Majlinda Rexhepi. Ajo ka thënë po ashtu se grupmosha e fëmijëve është nga 10 deri më 12 vjeç.

“Qëllimi ka qenë që fëmijët të mos e ndjenjë atë monotoninë e pushimit veror dhe të vijnë e të kalojnë një kohë një javore në këtë kamping”, ka thënë ajo. “Ideja lindi për të krijuar diçka ndryshe”.

Ky kamp veror është financuar pjesërisht nga qendra “Thirrja”, ndërkaq pjesa më e madhe e financimit ka qenë në mënyrë private. /Insajderi.com

Ne Presheve mbahet Kampingu veror – islam per femije…

Gepostet von Presheva Sot am Freitag, 12. Juli 2019