Mësuesja nga Ukraina që provoi të shesë një vajzë për 10 mijë dollarë

Mësuesja nga Ukraina që provoi të shesë një vajzë për 10 mijë dollarë

Në lindje të Ukrainës policia ka arrestuar një mësuese e cila është akuzuar për tentim shitje të një vajze 13 vjeçare. BBC shkruan se kjo mësuese kishte provuar ta shes atë për 10 mijë dollarë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Arsen Avakov, ka treguar për rastin në rrjetin social në Facebook, duke shpërndarë fotot e mësueses dhe vajzës. Ai njofton se policia e kishte përcjellë mësuesen për tre muaj, derisa ka thënë se blerësi i vajzës kishte për qëllim t`i marrë organet nga trupi i saj.

Vajza jetonte në konvikt pranë një shkolle në rajonin Kharkiv për jetimët dhe fëmijët të cilat nuk kanë shtëpi.

“Ata janë kapur në flagrancë’ – kur ajo mori vajzën nga shkollë për ta dërguar te blerësit dhe për të marrë të hollat,” ka thënë Avakov.

Mediet ukrainase kanë thënë se emri i të dyshuarës është Galina Kovalenko. Ajo është mësuese për gjuhën ukrainase dhe rusishte, e cila ka përvojë më shumë se 20 vjet mësimdhënie. /Insajderi.com

mesuesja-ukraine