Dy të dyshuarit që plagosën ish menaxherin e reperit Fero, Met Elshanin janë arrestuar sot rreth orës 16:40 në Prishtinë.
I njëjti ka folur për Insajderin duke thënë se nuk është në dijeni për arrestimin e tyre.
“Unë qetash prej juve po e nij, sen po di për këtë gjë, se në pushime jam”, tha ai
Elshani pas këtij lajmi i përgëzoi Policinë e Kosovë duke e vendosur ligjin në rend të parë
“I pëgëzoj policinë për punën që e kanë bërë, ligji mbi të gjithë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se ky incident ka ndodhur tre muaj më parë në lagjen Dardania në Prishtinë, ku plagosja kishte ndodhur me armë zjarri