Meta: Bashkëpunimi me Francën, i rëndësishëm për të ardhmen evropiane

Me rastin e Forumit të Parisit për Paqen, presidenti shqiptar Ilir Meta ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Meta: Bashkëpunimi me Francën, i rëndësishëm për të ardhmen evropiane

Meta shprehet se takimi ishte shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë evropiane.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë evropiane!”, shprehet Meta.