M’gldbach shkatërron Shakhtar-in, Lokomotiva dhe Atletico ndajnë pikët

M’gldbach shkatërron Shakhtar-in, Lokomotiva dhe Atletico ndajnë pikët

Kanë mbaruar dy ndeshjet e para të martës mbrëma në Ligën e Kampionëve, ku gjermanët kanë shënuar fitore kundër ukrainaseve, ndërsa spanjollët dhe rusët ndajnë pikët, njofton Insajderi.

Në grupin A, Lokomotiva e Moskës dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa ata që kaluan të parët në epërsi janë mysafirët me Gimenez i cili realizoi me kokë në minutën e 18’ të ndeshjes, derisa barazuan vendasit me Miranchuk nga penalltia në minutën e 25’ të ndeshjes. Pas këtyre pikëve, Atletico ka mbledhur katër pikë pas tre ndeshjeve, ndërsa Lokomotiva ka dy pikë.

Në grupin B, gjermanët e M’gladbach kanë shkatërruar me rezultat 6:0 në Ukrainë, Shakhtar-in. Tre gola në këtë takim shënoi Plea në minutat 8, 26 dhe 78, ndërsa tre gola të tjerë u shënuan nga Bondar (autogol) 17’, Bensebaini 44’ dhe Stindl në minutën e 65’ të ndeshjes. Me këtë fitore, M’gladbach ka mbledhur pesë pikë, ndërsa Shakhtar mbetet në kuotën e katër pikëve. /Insajderi.com