Michael Zorc: Sancho do të luaj me ne edhe në sezonin e ardhshëm

Michael Zorc: Sancho do të luaj me ne edhe në sezonin e ardhshëm

Drejtori i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka deklaruar se Jadon Sancho, nuk do të largohet nga ekipi i tij dhe ai do të vazhdojë të luaj aty ku është edhe në sezonin e ardhshëm.

“Ne kemi plane për Jadon Sancho. Ai do të luaj me ne edhe në sezonin e ardhshëm”, tha Zorc, transmeton Insajderi.

“Mendoj se kjo përgjigje i plotëson të gjitha pyetjet e juaja në lidhje me situatën e Sancho-s. Unë nuk do të përgjigjem nëse kemi pasur negociata me Manchester United, për lojtarin.”, përfundoi deklaratën e tij, Michael Zorc.

Kujtojmë se deklarata të tilla kishte dhënë edhe për Osmana Dembele, para se ky i fundit të transferohej në Barcelonë, kur kishte deklaruar se Dembele do të luaj tek Dortmund edhe në sezonet e ardhshme, ndërsa pak ditë më vonë ishte zyrtarizuar si lojtar i Barcelonës./Insajderi.com.