Michu për Erling Haaland: Nuk kam parë kurrë dikë si ai në futbollin evropian

Michu për Erling Haaland: Nuk kam parë kurrë dikë si ai në futbollin evropian

Impakti i Erling Haaland në futbollin evropian do të jetë i njëjtë me atë të Kylian Mbappe-s, ka thënë sulmuesi spanjoll Michu, derisa ka folur për sulmuesin e ri të Dordmund.

Sipas veteranit Michu, Haaland në një të ardhme të afërt me siguri se do t’i bashkohet ndonjë klubi të madh si Real Madrid, Manchester City, apo Bayern Munich.

Ndërsa ka shtuar se ai “do të jetë në garë për Topin e Artë e Këpucën e Artë çdo sezon”.

Duke folur për Marcan, Michu ka thënë “Nuk kam parë kurrë dikë si ai  në futbollin evropian – mbase Mbappe. Por, ai është shumë i ri, është i mençur dhe shpejt do ta shohim në ndonjë ekip shumë shumë të mirë”./Insajderi.com