Michy Batshuayi tek Leeds United

Michy Batshuayi tek Leeds United

Skuadra e Leeds United, është promovuar në Premier Ligë, pas 17 vitesh mungesë dhe menjëherë ka filluar pregaditjet për sezonin e ri, pasi planifikon të qëndrojë gjatë në elitën e futbollit anglez.

French Football, raporton se Leeds ka filluar bisedimet me Michy Batshuayi, pasi ky i fundit nuk po gjen hapësira në formacionin e Lampard, transemton Insajderi.

28 milion euro thuhet të jetë shuma e transferimit të Batshuayi.

Ardhja e Timo Wernder si dhe qëndrimi në ekip i Olivier Giroud, nuk i kanë dhënë mundësi tjetër Batshuayi, përveq se të largohet nga Chelsea./Insajderi.com.