Mick Schumacher fiton titullin në Formula 2, nga viti i ardhshëm garon në Formula 1

Mick Schumacher fiton titullin në Formula 2, nga viti i ardhshëm garon në Formula 1

Duke fituar titullin e kampionit në Formula 2, Mick Schumacher festoi sot kalimin në sezonin e ardhshëm në Formula 1, njofton Insajderi.

Mick është djali i pilotit legjendar Michael Schumacher, i cili gjatë karrierës së tij brilante fitoi shtatë tituj kampion në Formula 1 dhe fitoi në 91 gara.

Piloti i ri 21 vjeçar gjerman kishte momente emocionale pasi kaloi vijën në fund të sezonit në Bahrejn.

“Nuk kam fjalë. Është vërtet e mahnitshme”, tha Mick Schumacher.

Pasi doli nga makina PREMA Racing, ai u gjunjëzua pranë makinës për disa sekonda me dorën mbi sy. Ai më pas përqafoi anëtarët e ekipit të tij dhe Sabine Kehm, agjenten e tij dhe mikeshën e ngushtë të familjes.

Në sezonin e ardhshëm, Mick Schumacher do të zhvillojë garën e parë në Formula 1 për ekipin amerikan Haas. /Insajderi.com