Microsoft: Gjenerata e re e Xbox do të jetë katër herë më e fuqishme se Xbox One (VIDEO)

Microsoft: Gjenerata e re e Xbox do të jetë katër herë më e fuqishme se Xbox One (VIDEO)

Microsoft Xbox One X thuhet të jetë një nga konsolat më të fuqishme në dispozicion në këtë moment.

Ka aftësinë për të luajtur lojëra në 4K, që është shumë mbresëlënëse kur e konsideroni sa energji 4K vazhdimisht kërkon, por më vonë këtë vit, Xbox-i tjetër i Microsoft-it do ta bëjë Xbox One X të duket i dobët.

Në E3 2019, Microsoft ka detajuar Xbox-in e ardhshëm, që tani për tani është ende duke u referuar si Project Scarlett.

Detajet e sakta të harduerit janë të paqarta, por Microsoft-i deklaron në faqen e tyre të internetit se konsola do të përdorë një procesor AMD, GDDR6 RAM dhe një SSD, që do ta bëjnë konsolën rreth katër herë më të fuqishëm se Xbox One X.

Kompania gjithashtu po mburret në atë se si do të jetë i aftë të luajë lojërat e tyre të ardhshme deri në 120 fps.

Konsola pritet të lansohet më vonë gjatë vitit ku do të zbulohen edhe detaje të tjera, si çmimi.

Microsoft ka zbuluar gjithashtu se Halo Infinite gjithashtu do të lansohet së bashku me Project Scarlett.