Ashtu si ndërtimi eksperimental në Windows 10, Edge për macOS vjen me disa funksione dizajni të Google Chrome sepse normalisht është i bazuar mbi të njëjtin kod open-source s" />

Microsoft lançon Edge ri edhe për kompjuterët macOS

Microsoft lançon Edge ri edhe për kompjuterët macOS

Ashtu si ndërtimi eksperimental në Windows 10, Edge për macOS vjen me disa funksione dizajni të Google Chrome sepse normalisht është i bazuar mbi të njëjtin kod open-source si Chrome.

Muajin e kaluar Microsoft lançoi një version eksperimental të shfletuesit Edge tashmë bazuar në Chrome për Windows 10.

Tashmë përdoruesit mund të testojnë shfletuesin edhe në macOS i cili vjen me të njëjtat veçori që do të gjeni edhe në Windows 10 por Microsoft premton ndjesinë dhe pamjen e sistemit operativ të Apple.

Versioni në macOS ka modifikime të tekstit, menuve, shkurtesave të tastierës që përdoruesit e Mac janë mësuar. Gjithashtu shton kontrolle si shkurtesa uebsajtash dhe ndryshim të tabeve nga “Touch Bar.” Madje funksionon edhe me gjestet e trackpadit. Microsoft thotë se Edge i ri do të jetë shfletuesi perfekt.

 

Ashtu si ndërtimi eksperimental në Windows 10, Edge për macOS vjen me disa funksione dizajni të Google Chrome sepse normalisht është i bazuar mbi të njëjtin kod open-source si Chrome.

 

Shfletuesi i ri përmban të gjitha standardet më të fundit të uebit me një eksperiencë të përmirësuar për përdoruesin mesatar.

Shfltuesin e ri për macOS mund ta shkarkoni në këtë lidhje. Microsoft ka premtuar së shpejti edhe një version të Edge për Windows 7 dhe Windows 8. /PCWorld Albanian